Categories Lajme

Ministrja e Turizmit ua mbledh keq restoranteve: I afishoni çmimet jashtë që t’i shohin njerëzit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi kanë monitoruar situatën në bare, restorante dhe hotele në zonën e Ksamilit.

Kumbaro tha se çmimet i vendos tregu, por është shumë e rëndësishme transparenca në raport me klientët. Ajo i bëri thirrje të gjithë operatorëve të afishojnë çmimet edhe jashtë restoranteve për të qenë korrekt.

“Jemi në monitorim të të gjithë sezonit turistik, që nga pastërtia, që nga menaxhimi i plazheve, por edhe për t’u siguruar që sezoni të shkojmë mirë edhe përkundrejt respektimit ndaj detyrimeve tatimore.

Sigurisht ne nuk kontrollojmë çmimet, se është një treg i lirë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një lloj qetësie të klientelës në raport me transparencën”, u shpreh Kumbaro.

Këtë vit, sipas drejtorit të përgjithshëm të tatimeve Ceno Klosi, është prioritare që bizneset të mos bezdisen më nga kontrolle masive, por të monitorohen në distancë dhe atje ku konstatohen probleme të merren masa.

“Arsyeja pse kemi ardhur me ministren e turizmit Kumbaro është sepse ka ankesa për mostransparencë. Qëllimi i vizitës është që të gjithë bizneset të kuptojnë që e mira e përbashkët është trasnparenca ndaj turistit pasi në momente të caktuara mund të sjellë fitime të vogla, por në plan afatgjatë shkakton dëme të pariparueshme“, u shpreh Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME