Categories Lajme

Ministrja Manastirliu tregon planin për përballimin e situatës në vjeshtë-dimër

Ka nisur përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimër, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19. Kështu u shpreh ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ju drejtua qytetarëve me një apel për t’u përshtatur me normalitetin e ri duke respektuar rregullat.

“Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur.

Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, apeloi ministrja

Në mesazhin e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se është gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19.

“Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19”, – tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Majko replika me opozitën: Do të qëndroni brenda sistemit, apo do të dilni te rruga?

I ashpër ka qenë sot deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend,…

LEXO ME SHUME