Categories Lajme

Mijëra euro për një telefonatë, kreu i opozitës lobim menjëherë pas “5 Qershorit” (Foto)

Partia Demokratike i ka paguar 30 mijë euro një kompanie amerikane për të lobuar në SHBA, që Lulzim Basha të kontaktojë me një zyrtar të lartë amerikan. Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë kompania e kontraktuar nga PD për lobim në SHBA, “Sonoran Policy Group”, janë plaguar plot 30 mijë euro për një telefonatë me Matthew Palmer.

Basha ka kërkuar që të lidhet në telefon me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Palmer, me qëllim një vizitë në SHBA. Kjo kërkesë është regjistruar në datën 11 qershor të 2020-ës, vetëm 6 ditë pasi PD, PS dhe LSI arritën marrëveshjen e famshme në Këshillin Politik.

Ndërsa pagesa nga PD, në shumën prej 30,000 dollarësh është bërë në 19 qershor. Kujtojmë se disa kohë më parë, PD dhe Basha u përfshinë në një skandal lobimi në SHBA përmes parave të dyshuara si të financuara nga biznesmenë rusë me shuma 500 mijë dhe 150 mijë dollarë, sipas deklaratës së Nick Muzin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME