Categories Politike

Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, seanca në 14 dhe 21 maj

Një ditë para mbledhjes së seancës plenare është mbajtur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila është shoqëruar me debate, pasi opozita ka kërkuar më shumë kohë për diskutim. Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi  kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1-22 maj 2020.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, veprimtaria parlamentare e komisioneve të përhershme dhe seancat plenare kanë qenë mjaft intensive e produktive, duke u dhënë përparësi shqyrtimit të akteve ligjore që lidhen me përballimin e pandemisë COVID-19. Unë i kam ndjekur personalisht të gjitha mbledhjet e komisioneve dhe kam konstatuar se ato kanë qenë të mirëorganizuara dhe rezultative dhe janë transmetuar në kohë reale për median e publikun. Pavarësisht rrethanave si edhe qëndrimeve politike të grupeve parlamentare, të gjitha procedurat parlamentare për depozitimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore  janë zbatuar pikë për pikë, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.”

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi me konsensus kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1-22 maj 2020 dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 14 dhe 21 maj 2020. Seancat plenare do të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standardet për mbrojtjen. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen se “Kuvendi, me axhendën e vet legjislative, duhet t’i paraprijë strategjisë së daljes nga situata e pandemisë. Ndryshe nga parlamentet e vendeve të tjera, të cilat kanë reduktuar numrin e seancave plenare, numrin e deputetëve dhe kohën e diskutimeve, ne këtë të fundit nuk e kemi kufizuar, për t’u dhënë mundësi të gjithë deputetëve të shprehen.

Me ligjet, aktet normative, marrëveshjet dhe vendimet që programojmë të miratojmë ne duhet t’u hapim rrugë, të mbështesim dhe nxisim veprimtarinë e institucioneve të tjera dhe sektorit publik e privat për rigjallërimin e sipërmarrjes, veprimtarive ekonomike dhe jetësore. Për këtë kërkohet rritje e dinamizmit të veprimtarisë së komisioneve parlamentare, të të gjithë deputetëve dhe administratës së Kuvendit në shërbim të tyre.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME