Categories Lifestyle

Pse duhet të hani kikirikë çdo ditë

Kikirikët janë një ushqim i shpejtë, që jo vetëm ju ndihmojnë të kaloni kohën, por edhe të ofrojnë shumë ushqyes të shëndetshëm. Ata janë të pasur me vitamina dhe minerale, ndaj përfitimet e konsumit të tyre vështirë të injorohen. Për fat të mirë, kikirikët mund të konsumohen në mënyra të ndryshme dhe vështirë të mërzitesh me to, edhe nëse i konsumon çdo ditë. Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org, kikirikët duhen përfshirë rregullisht në ushqimin tuaj, për t’ju mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se pas çdo vakti, niveli i lipideve dhe triglicerideve në gjak është shumë i lartë. Një gjë e tillë, shkakton sëmundje kardiovaskulare. Sipas shkencëtarëve, njerëzit që konsumojnë një grusht kikirikë pas një vakti pësojnë një rënie prej 32 përqind të triglicerideve. Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies, arteriet tendosen. Tendosja në fjalë ul elasticitetin e arterieve ndërkohë që trigliceridet pushtojnë enët e gjakut.

Kikirikët kanë aftësinë të parandalojnë këtë gjë dhe të ruajnë elasticitetin e arterieve. Tendosja e vazhdueshme e arterieve që ndodh më shpesh gjatë ngrënies së ushqimeve të pasura me yndyrë, është shumë e dëmshme. Ajo kufizon fluksin e gjakut në organizëm dhe e detyron zemrën të punojë më fort. Kështu me kalimin e kohës, rritet rreziku i problemeve kardiovaskulare. Fakte Interesante Për Kikirikët
Kikirikët njihen si arrorë, por në të vërtetë janë bishtajore dhe bëjnë pjesë në të njëjtën familje botanike me fasulet dhe bizelet. Kikirikët praktikisht janë fara të ngrënshme të mbuluara.

Të pasur me Vitaminë B5 Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës. Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut. Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut. Ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME