Categories Kulture

Miratohet projekti i restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë, Vuno

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Rrënojat e Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë”, Vuno. “Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, sqaroi Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kisha është monument kulture i Kategorisë së Parë dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshtë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m.

Ajo përbëhet nga salla qendrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore. Manastiri i Shën Spiridhonit gjendet në jug të Vunoit, dhe është kisha më e madhe e fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindërtua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve të fshatit. Kisha është e tipit bazilikatë e përbëhet nga hajati i mbështetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe apsida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkatërrimit që pësoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pësoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plotë i kësaj kishe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME