Categories Lajme

Mirosllav Lajçak dhe Reeker bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka takuar në Bruksel ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker. “Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi Lajçak në Twitter, pa dhënë më shumë detaje. Takimi i tyre zhvillohet një javë pasi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, ka rifilluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa këtë javë është mbajtur edhe një takim në nivel ekspertësh.

Një ditë më herët, në një telekonferencë me gazetarë, Reeker tha se SHBA-ja do t’i vazhdojë bisedimet me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas nismës së BE-së për të rifilluar procesin, dhe nëse ka bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së, Reeker tha se “i vjen mirë për rifillimin e dialogut” dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

Përfaqësues të posaçëm në dialgun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell. Një takim midis palëve, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e Grenellit, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim. Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME