Categories Showbiz

Mirush Kabashi mposht sëmundjen, fotografohet i shoqëruar nga bashkëshortja

Ka qenë jo pak tronditës lajmi që aktori i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, kishte rreth dy vite që luftonte me një sëmundje të rëndë. Lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh. Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.

Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ajo që të bën përshtypje është fakti që aktori i madh, sot 72 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur.

Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me të madhin Mirush Kabashi? Përgjigjen mund ta merrni nga kjo foto e bërë pak ditë më parë në rrugët e Tiranës nga paparazzi ynë. Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm.

I veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur. Kabashi është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Është me të vërtetë për t’u çuditur se si mund të strehohej një sëmundje në trupin e Kabashit. Të gjithë e dimë se ai kishte pasion të madh sportin dhe sidomos notin. Si një durrsak ekselent, Kabashi ushtrohej vazhdimisht me not dhe ishte shumë në formë, madje në një formë të rrallë fizike krahasuar me moshatarët e tij.

Ne urojmë që i madhi Mirush Kabashi të shërohet plotësisht dhe të rikthehet në skenën e teatrit apo në kinematografi, aty ku ai na ka dhuruar personazhe të përkryera, që mbeten të përjetshme në memorien tonë. Kthehu shpejt mjeshtër! Ne të presim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME