Categories Lajme

Misioni i NATO-s në Irak, vendet e Kartës së Adriatikut mbështesin nismën e Shqipërisë

Shqipëria bëhet sërish promovuese dhe mbështetëse e paqes dhe sigurisë, duke i propozuar vendeve të Kartës së Adriatikut, SHBA- A5,  kontribut të përbashkët në misionin e NATO-s në Irak.

Pak muaj pas marrjes së kryesimit të Kartës së Adriatikut nga Shqipëria, shefat e shtabeve të përgjithshëm të Forcave të Armatosura  të A-5 u mblodhën në vendin tonë në konferencën e posaçme, ku u mbështet propozimi që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të jenë pjesë e misionit të NATO-s në Irak.

Konferencën, ku merrte pjesë edhe zëvendëskomandanti i forcave amerikane në Evropë, gjeneral Lejtnant Stephen Twitty, e përshëndeti edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila nënvizoi intensifikimin gjatë dy viteve të fundit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë në fushën e mbrojtjes. Ministrja Xhaçka theksoi edhe një herë qëndrimin e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura edhe për Kartën e Adriatikut.

“Është më e rëndësishme se kurrë që dyert e kësaj nisme të vazhdojnë të mbeten të hapura.  A-5 duhet te behet sa me shpejt A-6 pse jo, edhe A-7. Unë besoj se ajo do të ishte një ditë e mirë për sigurinë e rajonit, por edhe një lajm shumë i mirë për sigurinë e gjithë Evropës.”

Duke e vlerësuar Kartën e Adriatikut si një udhërrëfyes për anëtarësimin në NATO, ministrja Xhaçka u ndal edhe te detyrimet që këto vende kanë si anëtare të Aleancës.

“Të jesh anëtar i NATO është mbi të gjitha një përgjegjësi. Një përgjegjësi për të përqafuar vlerat mbi të cilat është ngritur Aleanca, për të bashkëpunuar për konsolidimin e sigurisë e stabilitetit të rajonit tonë, por edhe për të kontribuar për sigurinë tonë kolektive kudo që të jetë nevoja. Prandaj, unë dua t’ju propozoj sot, që të diskutojmë dhe të miratojmë propozimin tonë për një përfaqësim të përbashkët për vendet e A-5 në misionin e NATO në Irak”, tha në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes.

Në konferencë, mori pjesë edhe Republika e Kosovës me statusin e vëzhguesit dhe si vend që ka aplikuar për t’u anëtarësuar. Në përfundim, shefat e shtabeve të A-5 dolën me një deklaratë të përbashkët ku mbështetën propozimin e Shqipërisë që vendet anëtare të Kartës së Adriatikut të marrin pjesë në misionin e NATO-s në Irak, duke ia deleguar këtë propozim Ministerialit të A-5, i cili do të mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME