Ka filluar Edicioni i tretë i spektaklit të bukurisë MISS KUQ E ZI 2019 që do të mbahet në Tiranë më datën 28 Nëntor 2019. Në këtë spektakël bukurie do të marrin pjesë 30 bukuroshe nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Organizatori i spektaklit Shpejtim ZEJNELI na informoi se ka përfunduar përzgjedhja e kandidateve ku ka pasur interesim të madhë për këtë event bukurie i cili ka karakter festiv. Organizatori na informoi se janë përzgjedhur 30 bukuroshe.
Për veshjet tradicionale është përkujdesur Butiku EMEL nga Rahoveci me pronar Enis KADIRI. Sponsori Medial është TV BEST CHANNEL dhe VLORA NEËS. Masar Sinani deklaroi se në programin artistik do ketë këngëtar nga të gjitha trojet Shqiptare. Në jurinë Profesionale do të jenë: Gizem Sahin MISS FREEDOM OF THE ËORLD 2019 Laura Morel MISS SËITZERLAND si dhe do të ketë anëtarë të ndryshëm nga gjithë bota për të zgjedhur të bukurën Shqiptare MISS KUQ E ZI 2019.

