Categories Sport

U zhvillua me sukses në Vlorë Kupa Pavarësia ,edicioni 4-t ku morën pjesë 237 garues nga Shqipëria ,Kosova ,Maqedonia e Veriut,Mali i zi dhe Greqia

Ditën e diel më daten 10.11.2019 u zhvillua me sukses në Vlorë Kupa Pavarësia ,edicioni 4-t ku morën pjesë 237 garues nga Shqipëria ,Kosova ,Maqedonia e Veriut,Mali i zi dhe Greqia. Në total 26 klube ! Për herë të parë aktiviteti i quajtur Pavarësia ka nisur rrugëtimin në 100 vjetorin e pavarësisë,në vitin 2012,ndërsa tashmë vjen për herë të katërt në Vlorë. Bëhet fjalë për një aktivitet mjaft të rëndësishëm,duke parë numrin e skuadrave dhe sportistëve pjesmarës,nga moshat e vogla deri tek kadetet dhe të rriturit,duke i dhënë rëndësinë dhe emocione të vecanta një sporti si karate në një aktivitet të tillë. Traineri Reis Tozaj,ka vlerësuar zhvillimin e kupës pavarësia në Vlorë,në edicionin e tij të katërt duke patur si qëllim jo vetëm garimin,por mbi të gjitha evidentimin e sportistëve në sportin e karatesë. Në këtë aktivitet morën pjesë 30 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare,por edhe ekipi kombëtar i karatesë së Greqisë,ndërsa Tozaj ka falenderuar federatën shqiptare,por edhe pushtetin vendor në Vlorë për zhvillimin e këtij aktiviteti Zv presidenti i ËTKA-se Enver Cakici i pranishëm në Vlorë,në zhvillimin e kupës pavarësia në sportin e karatesë,ka theksuar se sa i rëndësishëm është ky rrugëtim që ka nisur prej vitit 2012,me një nivel shumë të lartë garuesish në sportin e karatesë,duke patur si qëllim,rritjen edhe më tej të këtij sporti. Cakici ka lëshuar edhe akuza mbi vlerësimin e sportistëve,të cilët shumë pak janë të vlerësuar nga federata apo shteti për atë cfarë i kanë dhënë dhe i japin sportit të karatesë. Në fund janë shpallur edhe ekipet fituese në këtë aktivitet,pas një dite me gara mjaft intesive dhe shumë cilësore. Kupa si ekipi më masovik i ardhur nga Jashtë vendit i takoj skuadrës K.K Uraniku Dibër me trainer z. Durim Pacuku Maqedonia e Veriut,Kupa si ekipi më masovik Shqiptarë i takoj K.K.Energjia Tiranë me trainer z.Erton Latollari dhe si ekip Kampion për herë të parë te Kupa Pavarësia u shpall ekipi i K.K.Elbasani me trainer z.Mirandi Backa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME