Categories Kuriozitete

Misteret e zërit të Hitlerit, kaseta që habiti historianët

Adolf Hitleri njihej për cilësitë e mëdha si orator dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen e turmave. Por fakti që në shumicën e fjalimeve të tij, zëri i liderit nazist ndryshohej, është injoruar nga publiku i gjerë.

Zëri normal i Hitlerit, sipas gazetës britanike online “The Indipendent” është pothuajse i panjohur. Ekziston vetëm një regjistrim i zëri të tij të zakonshëm në një bisede jozyrtare, realizuar gjatë vizitës së fshehtë që Fyhreri i bëri në 1942-shin marshallit të Finlandës, Carl Gustaf Emil Mannerheim me rastin e 75 vjetorit të lindjes.

Inxhinieri finlandez i transmetimit Thor Damen Covertly kishte për detyrë të regjistronte fjalimet e ditëlindjeve dhe nuk e ndërpreu atë që po bënte edhe kur diskutimi mes udhëheqësit nazist dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura finlandeze kaloi nga zyrtarë në privat. Hitleri po i shpjegonte Mannerheimit dështimin e operacionit Barbarossa, mposhtjen e italianëve në Afrikën e Veriut, Jugosllavi e Shqipëri dhe armatimet në Bashkimin Sovjetik.

Tekniku kishte arritur të regjistronte 11 minuta kur SS-et e kuptuan se çfarë po bënte dhe të tërbuar, e urdhëruan të ndalonte menjëherë. Në fund, megjithatë iu lejua ta mbante kasetën me kushtin që ta fshihte diku e të mos e përdorte kurrë.

Aq i ndryshëm është zëri i Hitlerit në një bisedë normale nga ajo çfarë i paraqitej botës në atë kohë sa edhe kur kaseta u bë publike tani vonë, disa mendonin se ishte e rreme pasi njeriu, emri i të cilit sjell konotacionin e të vdekjes dhe të holokaustit, aty tingëllonte tepër i butë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME