Categories Lajme

Misteri i jahtit pa kapiten, biznesmeni turk dëshmon, nuk i jepet mjeti

Ngatërresat mbi pronësinë dhe misteri i jahtit të gjetur bosh në uijërat tona territoriale kanë sjellë në Shqipëri pronarin e vërtetë të mjetit lundrues. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se dokumentet në mjet i përkasin kapitetin të jahtit, që sipas tij është nisur nga Korfuzi në Budva për karburant.  Por që prej 6 shtatorit kur kanë pasur kontaktin e fundit, biznesmeni turk thotë se nuk di asgjë për të. Ndërkohë mjeti lundrues mbetet i sekuestruar në portin e Shëngjinit. As dëshmia e pronarit të vërtetë të jahtit të gjetur në ujërat tona territoriale nuk e ka shuar misterin e zhdukjes së kapitetit dhe lundrimit në Adriatik.

Gjetja brenda mjetit lundrues të dokumenteve në shtetasit Sevgin Javuz, ngriti pistën se ai ishte edhe pronari, por verifikimet treguan se në fakt ai ishte kapiteni i jahtit që është në pronësi të biznesmenit Nedim Akyuz. Ky i fundit për të sqaruar të gjithë ngatërresën po qëndron në Shqipëri, por nuk është lejuar të tërheqë mjetin që tashmë është i sekuestruar si provë materiale.

I shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ambasadës Turke në Shqipëri, ka marrë takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz. Gjithmonë sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni ka qenë në ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.

“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë.”

Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethaneve se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz. Dyshimet e janë për një ngjarje aksidentale, pasi në jaht janë gjetur pajisje peshkimi, dhe kjo ka ngritur dyshimin se kapiteni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar, por në rrethana aksidentale mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shtohet fluksi në Sanatorium, pneumologët: Nëse viroza zgjat mbi pesë ditë, kontaktoni mjekun

Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Janar 2025

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Stuhi në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, era rrëzon pemë dhe objekte

Stuhia e erës që përfshiu Lushnjën la pa energji elektrike 10 fshatra, rrëzoi dhe shkuli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnje, Kërcënoi me armë të riun pas sherrit në lokal, në kërkim 35-vjeçari

Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situatë e frikshme/ Luftë mes bandave shqiptare në Athinë për gjobëvëniet

Jane siguruar pamje, në të cilën duken anëtarët e dy bandave shqiptare në zonën Monastiraqi…

LEXO ME SHUME