Categories Sport

Igli Tare zbulon pse e refuzoi Milanin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë të ditur se gjatë verës e refuzoi një ofertë të Milanit, për shkak se zgjodhi me zemër e jo për para. Igli Tare ishte opsioni i parë i Milanit për ta zëvendësuar Leonardon, mirëpo shqiptari në fund vendosi të qëndrojë  në Lazio dhe kuqezinjtë e morën në vend të tij ish-ekzekutivin e Romës, Ricky Massaran, transmeton Gazeta Express.

“Jam në nxitim për ta arritur Ligën e Kampionëve. Grupi e di se gjatë tre vjetëve të fundit, ne mund të ishim kualifikuar me lehtësi”, ka thënë Tare në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport. “Bobani ishte idhulli im, Maldini ishte një lojtar shembull dhe tani ai është edhe drejtor. Unë e pashë vetë dashurinë e tyre, por vendimi im erdhi nga zemra. Largimi do të kishte qenë vendimi i gabuar. Unë zgjodha me zemrën time, jo me para”.

“Kur unë të shkoj diku tjetër, unë e kuptoj se Lazio e ka një emër të rëndësishëm. Para se të largohem, do të më duhet kohë për ta menduar të gjithë këtë. E di se kam ndërtuar diçka të bukur me klubin, stafin teknik dhe lojtarët”. 46-vjeçari pastaj e zbuloi se sa afër Yusuf Razici kishte qenë për ta zëvendësuar Sergej Milinkovic-Savicin në skuadrën e Lazios.

“Nëse ai do të ishte larguar, Yazici i kishte të gjitha karakteristikat e duhura për të zëvendësuar atë. Por, kishte edhe një emër tjetër”. “Tani ai do ta zgjasë kontratën e tij për një vit, por gjithmonë duke e mbajtur baraspeshën e duhur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME