Surprizoni familjen me këtë ‘tortë’ interesante që nuk jeni mësuar ta hani. Përbërësit e nevojshëm:
brum i gatshëm
200 g sallam
200 g djathë të butë
2 vezë
rozmarina
Mënyra e përgatitjes:
Hapeni brumin e gatshëm në një tepsi më të vogël në mënyrë që skajet në fund ta mbyllin piten. Grini sallamin, bluajeni djathin, thyeni vezët dhe i përzieni të gjitha së bashku.
Mbushni byrekun, mbylleni me skajet e brumit dhe vendoseni pjesën e palosur në pjesën e poshtme për një pamje më të mirë. Sipër lyeni me vaj dhe shtoni sipër susam nëse keni dëshirë. Piqeni derisa të skuqet sipër dhe është gati për tu shërbyer kjo tortë e njelmët.