Categories Lajme

Misteri/ Kush e përgjoi Vuçiç: CIA apo FSB-ja ruse?!

Ka dy ditë që Serbia po luan në si një valangë lajmesh showbiz-i mbi deklaratën e presidentit Aleksandër Vuçic se ai ka vite që përgjohet rregullisht. Kush e përgjon njeriun më të fuqishëm të Serbisë: CIA amerikane apo FSB ruse? Vetë Vuçiç, si gjithnjë bën viktimën duke ushqyer dy krahët e kundërt të mediave dhe qarqeve politike në vend.

Në një intervistë për “Kurir”, Vuçiç gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do të hetonin të gjithë çështjen. Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ai ka prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara.

Sipas bashkëbiseduesve të “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është një krim i rëndë dhe një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Siç thonë ata, është një grusht shteti dhe nevojitet një hetim i plotë dhe epilog i gjithë historisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi se shërbimet janë duke punuar në hetimin e asaj çështje. Vuçiç nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. “Presidenti tha të vërtetën, dhe na mbetet ne ta konfirmojmë atë të vërtetë”, tha Vulin për TV Prva, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan presidentin për këtë, duke theksuar se ai nuk mund të fliste për detaje në lidhje me hetimin, por që i sigurt se nuk kishte qëllime të mira prapa përgjimeve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME