Categories Lifestyle

Këto janë 3 supat DETOX që duhet të provoni pas festave

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në ditën e katërt te vitit, nuk mund të mos ndjejmë atmosferën e festave. Mjafton t’i hedhim një sy frigoriferit dhe do vëmë re sasinë e ushqimeve të mbetura. Mish, peshk, bakllava, sërish mish apo qofte, me pak fjalë ushqime që ju shtojnë ndjesinë e fryrjes. Për këtë arsye ka gjithmonë vend për supat e shëndetshme. Supat detoks janë shumë të thjeshta në përgatitje, të shëndetshme dhe mbi të gjitha ideale për të pastruar organizmin nga toksina.

  1. Supë me mollë dhe selino: Një mollë në ditë mban doktorin larg për një vit, por një supë me mollë dhe selino do t’ju ndihmojë të tresni yndyrën e gjithë vitit. Për të bërë këtë supë ju duhen 300 gr patate të ëmbla, 150 gr selino, lëng perimesh i parapërgatitur, dy mollë të kuqe, vaj ulliri, kripë dhe kos. Në një enë kaloni pak në skuqje patatet e ëmbla dhe selinon, më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të zihen. Merrni mollët dhe kalojini në furrë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas në frulator. Shtoni po ashtu edhe selinon dhe patatet derisa masa të lidhet. Rregulloni sasinë e kripës dhe vajit të ullirit dhe shtoni kos sipas dëshirës.
  2. Supë me mollë, finok dhe panxhar: Mesa duket molla është një përbërës shumë i shëndetshëm në shumë receta supash. Para se të bëni këtë supë, duhet të zieni të panxharin, finokun dhe rrepat e kuqe veçmas. Më pas hidhini në një enë qelqi dhe vazhdoni shtypjen e tyre në formë pureje. Shtoni vaj ulliri, kripë, majdanoz dhe pure molle. Përveç shijes së mirë, do të kënaqeni edhe me aromën dhe ngjyrat e kësaj supe.
  3. Supë me karota dhe xhinxher: Supa me karota dhe xhinxher është një ndër supat më të shëndetshme që mund të provoni. Këta dy përbërës ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar. Fillimisht lani karrotat dhe thajini me letër kuzhine. Grijini në rende dhe vendoseni të zihen në zjarr të avashtë me pak vaj ulliri . Hidhini masës kripën e mjaftueshme dhe një degëz trumzë. Sipër grini xhinxherin dhe pasi të jenë të zier plotësisht kalojini në frulator. Sipas dëshirës mund t’u shtoni bajame të pjekura dhe karafil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME