Categories Lajme

Misteri më i madh që la pas Maradona, ja çfarë u gjet në dy kasafortat e tij të mbetura në Dubai?

Tre muaj pas vde kjes së Diego Maradonas ka ende shumë mis tere që mbeten të pazgjidhura. Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij të njohur, Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë. MARCA ka njoftuar për zhurmën që është krijuar në lidhje me trashëgiminë e tij, pasi ish-futbollisti i madh nuk ka lënë një testament dhe vlera monetare e pasurive të tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur.

Pasuritë janë të ndryshme, që nga makina e Amfiber Hunta Overcomer te unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest, deri te një Rolls Royce Ghost. Sipas ueb faqes së specializuar për pasurit e të njohurve, Celebrity Net Worth, thuhet se Maradona ka pasuri që vlerësohen rreth 75 milionë dollarë.

Mister më i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Këto janë gjëra që Diego mbajti dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte; mund të ishin dirhemë [monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe], orë, dollarë ose asgjë”. “Kasafortat kanë qëndruar atje dhe ato nuk u hapën kurrë dhe nuk janë hapur për dy vjet”, ka thënë një mik i ngushtë i Maradona për Infobae. Tani, familjarët e Diego Armando Maradonas janë me sytë nga Dubai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME