Categories Lajme

Paris Hilton do të bëhet nënë! 39-vjeçarja ka nisur procedurën In Vitro: E vështirë, por ia vlen

Paris Hilton është më gati se kurrë për t’u bërë nënë. Të martën, 39-vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj, Carter Reum janë në rrugë e sipër sa i takon prindërimit. Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë. Më tej, Paris tregon se ishte mikesha e saj, Kim Kardashian, që solli në jetë dy fëmië përmes një nëne surrogatë, ajo e cila i tregoi gjithçka rreth fekondimit në fjalë. “Nuk dija asgjë rreth tij. Jam shumë e lumtur që më dha këtë këshillë dhe më çoi te një speciliast”. Tashmë, Hilton e ka përfunduar procesin e marrjes së vezëve. “Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në paninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës”.

Hilton e cilësoi Reum-in si djalin e ëndrrave, si dhe shprehet se është e sigurt që ai është i duhuri për të. “Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të paturit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës. Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet”.

Në Fertilizimin In Vitro, bashkimi i vezës (fertilizimi) me spermatozoidin mund të kryhet në dy mënyra: IVF klasik – Veza (ovociti) vendoset në një epruvetë me 1000-1500 spermatozoide për t’u fertilizuar (në mënyrë spontane nga njeri prej këtyre spermatozoideve) dhe ICSI (Mikro-manipulimi ose Intra-Citoplazmatik Sperm Injection) – Spermatozoidi injektohet direkt nën drejtimin e embriologut në brendësi të ovocitit (vezës). Pra ICSI vlen edhe për ato raste, kur numri i qelizave spermatozoide është shumë i vogël.

Embrionet ruhen në laborator dhe transferohen në mitër në ditët 2, 3 ose 5 të jetës së tyre. Transferta e embrioneve është një teknikë pa dhimbje, nuk kërkon anestezi dhe kryhet nën drejtimin ekografik. Pacientja mund të largohet nga spitali 30 minuta pas transfertës. 12 ditë pas transfertës, pacientja këshillohet të kryejë analizën e beta-HCG, e cila në rastet me sukses do të vërtetojë një shtatzëni. Në rastet kur formohen shumë embrione, çifti gëzon edhe opsionin e ruajtjes së tyre në ngrirje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME