Categories Lajme

Misteri/ Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur që prej 6 prillit

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.

Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.

Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FNSH nga Tirana e Fieri zbarkojnë në Vlorë, kontrolle në disa zona të qytetit bregdetar

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Vlorë Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi punonjësen e OSHEE-së, policia shpall në kërkim 38-vjeçarin (Emri)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Do kontrollonte matësin në lokal, pronari dhunon punonjësen e OSHEE-së, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar…

LEXO ME SHUME