Categories Lajme

Mitsotakis: Do t’i zgjidhim problemet për çështjen e detit me Shqipërinë!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste televizive nga Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Duke folur për CNN, Mitsotakis u shpreh se vendi i tij nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por  problemet duhen zgjidhur duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, referuar këtu çështjes së detit me Shqipërinë që do të dërgohet në Hagë për vendim.

“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, edhe pse kemi parë shumë tensione në tre vitet e fundit. Kastellorizo është një nga ishujt e bukur grekë, kemi pasur një sezon shumë të mirë turistik në 2022, turizmi është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Ne duhet të diskutojmë me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dilemat tona kryesore, siç është çështja e zonave detare.

Është një çështje e ndërlikuar, për shkak të gjeografisë së Egjeut, por ne kemi zgjidhur probleme të ngjashme me fqinjët tanë. E bëmë me Italinë dhe do ta bëjmë me Shqipërinë. Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ju nuk kërcënoni fqinjët tuaj, i mbani linjat e komunikimit të hapura dhe nuk është kurrë e dobishme të instrumentalizoni çështjet kombëtare për arsye të brendshme. Nuk është një qasje e mirë, sepse po helmoni opinionin publik”, deklaroi kryeministri grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME