Categories Lajme

“Mitsotakis kërkesë kompanive të hidrokarbureve: Ktheni mbrapsht çfarë keni vjedhur nga qytetarët!

Kryeministri grek Mitsotakis është duke mbrojtur Paketën e Ndihmës në Parlament, e cila po kundërshtohet nga SYRIZA.

Në debat e sipër me kreun e SYRIZA-s, Aleksit Tsipras, Mitsotakis tha se qeveria synon të mbrojë më shumë shtresat e varfra të shoqërisë, ndërsa konfirmoi se kompanitë e mëdha, si ato të karburanteve apo të energjisë elektrike do të duhet të rikthejnë në buxhetin e shtetit 90% të fitimeve të padrejta që kanë siguruar gjatë muajve të fundit për shkak të abuzimeve me rritjen e madhe të çmimeve.

Mitsotakis tha se ato duhet të kthejnë mbrapsht çfarë kanë vjedhur nga grekët për abuzimit me çmimet, ndërsa paratë do t’u shpërndahen qytetarëve përmes paketës së ndihmës.

Mitsotakis tha se ka udhëzuar institucionet e varësisë që merren me rregullimin e tregut të hidrokarbureve dhe energjisë elektrike që të gjejnë abuzimet e kryera nga kompanitë dhe t’i njoftojnë ato për detyrimin që duhet të rikthejnë mbrapsht.

“As unë dhe as vartësit e mi nuk i druhemi propozimit për një taksim ekstra të kompanive që përfituan padrejtësisht nga qytetarët”, tha Mitsotakis në përgjigje të akuzave të Tsiprasit se nuk po bënte aq sa duhej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME