Categories Lajme

Mitsotakis në Parlament: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis deklaroi sot në Parlamentin grek, se shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon. Parlamenti grek po ratifikon sot marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.

Sipas “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej Mitsotakis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME