Categories Lajme

“Mjekësia nuk është teleperformancë që mund të kryhet nga telefoni”

Nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduz  ka pasqyruar opinionet e tij se pse ka dështuar mjekësia shqiptare në menaxhimin e situatës së koronavirusit. Koduzi thekson se heqja e hallkës së mjekut të familjes çedon gjithë sistemin si ministria e Shëndetësisë i është qasur luftimit të epidemisë. Gjithashtu ai shprehet se nuk mund t’i jepet përmes telefonit të gjithë të infektuarve një mjekim standart pasi mungon vlerësimi i gjendjes së pacientit që bëhet nga mjeku i familjes.

“Menaxhimi i situatës ka dhe një problem tjetër shumë të madh, duke filluar që nga testimi i pacientit. Pika e parë e kontaktit të personit që mendon se ka Covidin nuk duhet të jetë 127. Urgjenca kombëtare është një institucion i krijuar për diçka tjetër, për urgjencat dhe jo për pandeminë. Mjeku i familjes i cili e njeh pacientin nëse e sheh të arsyeshme e kontakton ai 127 ose epidemiologun e zonës për t’i bërë tampomim personit në fjalë.

Tamponi nuk kryhet nëse nuk ke temperaturë, kollë dhe marrje fryme, çka do të thotë që je në stadin e 3-të të sëmundjes, më tepër je afër stacionit të fundit të autobusit sesa stacionit të parë. Personit pozitiv i jepet mjekimi standart në shtëpi pa ditur stadin e sëmundjes. Duhet patjetër që personi të vizitohet nga mjeku i familjes. Vlerësimin e pacientit nuk mund ta bëj 127 dhe nuk mund t’i jepet mjekimi pa u takuar ballë për ballë me mjekun, mjekësia nuk është teleperformancë që mund të kryhet nga telefoni”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME