Categories Lajme

Mjekët në Tiranë bëjnë një punë heroike, i shpëtojnë jetën 6-vjeçarit

Edhe pse i kemi kritikuar shpesh me të drejtë për marrje lekësh, për mos kurim të saktë e për 100 gjëra të tjera, kjo nuk do të thotë që në QSUNT nuk ka mjektë të mirëfilltë që e bëjnë më së miri detyren e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish.

Mjekët te Neurokirurgjia në QSUNT i kanë shpëtuar jetën një 6-vjeçari i cili kishte një tumor të rrezikshëm në kokë. Pas dy ndërhyrjesh delikate, Arsiljano është tashmë drejt rikuperimit të plotë dhe gati që të kthehet pranë familjes.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook edhe dy foto të vogëlushit që përqafon mjekët që i shpëtuan jetën.

“Falemindeirt ekipit të neurokirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë Prof.Asc. Artur Xhumari, dr. Armand Shehu, dr. Myfit Saraçi, dr. Mirel Grada, dr. Jetmira Kerxhaliu dhe infermierët e sallës operatore të neurokirurgjisë,” shkruan ndër të tjera Manastirliu në postimin e saj.

Ndërkohë në Kongresin e PS që u mbajt dje në Pallatin e Kongreseve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Sipas ministres do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve në të gjitha nivelet në vendin tonë. Kujtojmë se vitët e fundit janë larguar drejt Gjermanisë një numër shumë i lart mjekësh dhe infermierësh nga vendi jonë, pikërisht për shkak të pagave të ulta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME