Categories Lajme

Mjekët ngrenë sërish al.armin: ndaloni ur.gjentisht përdorimin e…

Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vd.ekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Ky rekomandim, pason këshillën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilën thuhej se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e këtij produkti, derisa të hetohet shkaku i paraqitjes së disa sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Zyrtarët thanë që disa laboratorë kanë identifikuar një përbërës të vitaminës E në mostrat e produkteve, dhe këtë po e hetojnë se si një shkak i mundshëm i sëmundjeve.

Cigaret elektronike në përgjithësi mendohet se janë më të sigurta se cigaret tradicionale, të cilat vrasin deri në gjysmën e të gjithë përdoruesve, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Por, efektet shëndetësore afatgjata të cigareve elektronike janë kryesisht të panjohura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME