Categories Lajme

Green Vlora ndërton “Mure të gjelbër” në tetor te Shkolla “Elite” duke përdorur shishe plastike të Sophie Caffe

Starton projekti Green Vlora në qytetin bregdetar, që parashikon mbjelljen e rreth 10 mije pemëve në zonën e plazhit të Vjetër dhe Pyllit të Sodës, por edhe riciklimin e të gjitha mbetjeve plastike. Në projekt i cili është prezantuar më datë 7 shtator, të perfshirë do të jene Shkolla Elite Sophie caffe dhe Green Vlora ndërsa starton në datë 4 tetor ne shklollen jo publike ELITE në qytetin e Vlorës.

Një projekt që do të shtrihet më pas edhe ne rreth 22 shkolla të qytetit të Vlores, per ti dhënë projektit një vlere të rendësishme, për vetë impaktin qe do të ketë në mjedis. Organizatore kryesore e projektit është Francine Talei Wong dhe mbështetes do të jenë dhe Ardian Musaraj dhe Hektor Sinaj, pjesë e këtij projekti që kulmon me mbjelljen e rreth 10 mijë pemëve në muajin shkurt. Projekti do të shtrihet jo vetem në shkollat e qytetit, por edhe në disa shkolla në fshat, duke marrë mbetjet plastike dhe ngjyrosur me jeshile, për të dhënë një tjetër impakt në ambientet e shkollave si dhe për të shpërndarë një mesazh për rëndësinë e riciklimit të mbetjeve plastike.

Nismëtarja e këtij projekti quhet Francine Talei Wong, një e lindur në Australi me origjinë nga ishujt e Fijit e cila ka mbërritur ne Vlorë para 5 vitesh me startimin e këtij projekti përfitues për Vlorën në mendjen e saj. Në videon më poshte ajo flet për idetë dhe projektin e saj.

Faqja zyrtare ne Facebook e Green Vlora (klikoni linkun) https://www.facebook.com/vloraalbania19/

(Klikoni tek 3 pikat, me pas Captions dhe shtypni Albanian për titrat shqip)

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME