Categories Lajme

Mjekja 70-vjeçare në Delvinë në shërbim të qytetarëve: Do vazhdoj të punoj, misioni jonë është human

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, duket se po sjell dhe pasojat e para. Në qytetet e vogla vihet re mungesa e bluzave të bardha, ndërsa pandemia e COVID-19 e vështirëson situatën në spitale. Për komunitetin e Delvinës, si shpëtim është gjendur mjekja në pension, Nafize Duro. “Që më mëngjes që vij në punë, me vizita, me konsulta, sipas rastit, Rastet e rënda i çoj në Sarandë”, u shpreh ajo.

Rikthimi i mjeke Nafizes është pritur shumë mirë nga kolegët e saj në spital, të cilët e shohin si shumë të vyer ndihmën e të moshuarës. “Është gjëja më e mire që kemi në shërbimin e urgjencës. Falë saj varet gjithë shërbimi. Dua të falënderoj dhe mjeket e familjes që janë në ndihmë të saj. Në vijë të parë kemi gjithmonë doktoreshë Nafon”, u shpreh Marieta Mehmeti. Ndërkohe që rastet me COVID në Delvinë këto ditë janë të shumta, 70-vjecarja Nafize Duro vijon të jetë në zyrën e saj duke dhënë më shumë siguri për qytetarët e qytezës në jug të vendit.

“Doktoreshë Nefon e njoh prej vitesh është një element shumë pozitiv, një doktoreshë e palodhur shumë korrekte, e ëmbël me njerëzit, asnjëherë nuk ka thënë jo në jetën që unë e njoh. Edhe në pensin që është në moshën e kaluar të saj ajo është e përkushtuar, është një doktoreshë e talentuar, gjithmonë jep më të mirën për ne dhe gjithë komunitetin e qytetit të Delvinës”, u shpreh një qytetar.

“Për doktoreshën  nga falët më të mira, për prindërit tanë që janë pleq këtu në Delvinë dhe për të gjithë ata që vijnë nga Greqia është shumë mirënjohëse e sjellshme e edukuar edhe shumë e thjeshtë. Unë kisha nënë time, ajo me fjalën e parë mbërriti në shtëpi. Na ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer. Fjalët më të mira edhe për tërë personelin këtu”, tha ai më tej. Edhe pas 40 vitesh eksperiencë mjekja Nafizja nuk e harron kurrë misionin e saj. “Unë kam 40 vjet që punoj, do të vazhdoj të punoj sepse misioni jonë është mision human që duhet t’u shërbesh njerëzve”, përfundoi mjekja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME