Categories Lajme

Mjekja: covid nuk është grip, këto janë ndryshimet

Covid nuk është grip. Mjekët thonë se ndryshe nga një vit më parë, që kishte raste sporadike gripi në stinën e verës, këtë vit shqetësimet janë për shkak të koronavirusit dhe pasojave të tij. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.3, Bruna Shkroka shprehet: “Për të vlerësuar dhe për të diferencuar një situatë të tillë me viroza të tjera, nisemi thjesht nga situata e një viti më parë. Në stinën e verës gripi nuk është klasik, jo se nuk ka raste”.

Mjekja Bruna Shiroka zbulon edhe ndryshimet mes koronavirusit nga gripi dhe virozat e tjera. “Së pari kemi parë një kombinim të problemeve të rrugëve të sipërme respiratore, si dhe të traktit gastrointensinal. Ka kollë, temperaturë, dhimbje fyti, por ka edhe diarre dhe të vjella.

Dhe e dyta shtimi i dy simptomave që nuk e kishim vënë re rëndom në virozat ose në gripet sezonale të kaluara deri më sot, është mungesa e shijes dhe nuhatjes, e cila persiston në një farë periudhe”, shpjegon Shiroka. Bluzat e bardha rekomandojnë që pacientët të kërkojnë ndihmë përmes telefonit nëse kanë një prej shenjave klinike të ngjashme me gripin, për të evituar infektimet në familje, rrethin shoqëror, apo edhe te bluzat e bardha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME