Categories Lajme

Mjekja e Infektivit apel qytetarëve: Respektoni masat!

Doktoresha e Spitalit Infektiv Nevila Gjermeni ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo thotë se të gjithë duhet të kujdesen për veten dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimit social.

“Një lutje për të gjithë popullatën. Pavarësisht se gjërat shkuan mirë duam që të vazhdojnë të shkojnë mirë, ashtu sikurse e filluam. I lutem të gjithë popullatës të vazhdojnë të kujdesen për vetën dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimit social”, shprehet Gjermeni.

Videomesazhi i saj është ndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thekson se mjekët dhe infermierët e Infektivit po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

“Mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor si pasojë e simptomave të rënda të COVID19. Nuk është asnjëherë e tepërt lutja e tyre për më shumë kujdes! Ju lutem dëgjoni apelin e dr. Nevila Gjermenit, e cila prej më shumë se 3 muajsh është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID19″, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME