Categories Lajme

Mjekja: Ka njerëz që kanë turp nga gripi, 10 të shtruar nga moshat 25-40 vjeç

Mjekja Silvana Bala ka folur për gjendjen e pacientëve brenda spitalit COVID-2. Ajo se shumica e të rinjve vijnë në spital në gjendje më të rëndë për shkak se zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se ka nga ata që kanë turp të pranojnë se janë të prekur. Bala u shpreh se në këtë spital aktualisht po trajtohen rreth 10 pacientë që variojnë nga moshat 25-40 vjeç.

“Puna është shumë e madhe. Pothuajse 2/3 e spitalit është e mbushur me pacientë. Ka fluks pune. Ka forma të rënda në mosha të mëdha por edhe në mosha të reja që kanë qëndruar dhe kanë menduar se është një virozë që do të kalojë në shtëpi.

Ata që kanë problemet duhet t’i drejtohet mjekut që të fillojnë mjekimin menjëherë dhe ta kalojë sëmundjen me lehtë. Janë veprimet që i kryejnë individët vetë. Ka shumë persona që nuk e vlerësojnë apo i vjen rëndë të thonë që më ka zënë COVID-19. Nuk është turp. Problemi është që mund t’i zërë të gjithë nëse do të tregohen të kujdesshëm.

Do jap një apel, është një sëmundje që po nuk u vlerësua, është shumë e rëndë. Po u ruajte, po mbajte maskë, je më i mbrojtur. Përdorni maskat, mbrojeni veten dhe të tjerët. Unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje të prindër tanë. Nuk ka shumë të rinj, rreth 10 të rinj nga moshat 25-40 vjeç. Pas kësaj moshe rritet numri. Ka mosha të kaluara që luftojnë me jetë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME