Brenda 5 ditëve presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila vendosi sekuestro të pasurive në ngarkim të tij dhe familjarëve. Mes pasurive të sekuestruara janë dhe kuotat aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a. Në një prononcim për median, mesditën e sotme avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallët më të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë në mënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK.
Ndërkohë një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti i Yldon Media Group ndodhet në gjyq me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj Avokatët e quajnë presion politik vendosjen e sekuestros dhe mohojnë që zoti Ndroqi është shoqëruar në polici pasi ndaj tij nuk ka asnjë urdhër arrest apo ndalim.
Avokati Alban Qafa: Ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kanë shkuar forcat operacionale për të marrë Mercedezin me të cilën po udhëtonte. Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetë makinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën.
Kemi ardhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut. Në afat 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.
Pasuria e ligjshme Avokatët deklarojnë se pasuria e zotit Ndroqi ka burime të ligjshme.
“Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet.” Ky është një presion politik ndaj RTV Ora dhe Ora News” deklaron drejtori i informacionit Brahim Shima.
