Categories Kuriozitete

Çfarë superfuqish sekrete ka zëri i nënës tek fëmija

Dashuria e një nëne është një forcë që shëron dhe qetëson çdo dhimbje dhe mund të na ndihmojë të përballojmë të gjitha problemet tona. Por, fuqia e saj mund të shkojë edhe më larg se kaq.

Zëri i një nëne është po aq ngushëllues sa përqafimi i saj.

Në një studim morën ku morën pjesë 61 nëna dhe vajzat e tyre që ishin midis 7 dhe 12 vjeç, këtyre të fundit iu kërkua të merrnin pjesë në të folurit në publik dhe të zgjidhnin detyrat e matematikës para të huajve. Këto aktivitete duhej të rrisnin nivelin e kortizolit dhe rrahjet e zemrës. Pas këtij hapi, vajzat u ndanë në 3 grupe. Grupi i parë u ribashkua me nënat e tyre, grupi i dytë bisedoi me nënat e tyre përmes telefonit, dhe grupi i tretë shikoi një video emocionale-neutrale.

Studimi tregoi se vajzat që folën me nënat e tyre përmes telefonit treguan pothuajse të njëjtat nivele të kortizolit si vajzat që u takuan fizikisht me nënat e tyre. Sipas studimit, hormoni i dashurisë oksitocina, u rrit në nivele të ngjashme në të dyja grupet, në krahasim me grupin tjetër që pa videot.

Zëri i nënës na zgjon më mirë sesa alarmi.

Zëri i një nëne ka një efekt qetësues, por disa studime të kryera së fundmi kanë treguar që ai gjithashtu mund të paralajmërojë fëmijët për rreziqet e mundshme, edhe nëse ata janë në gjumë (dhe madje edhe nëse është vetëm një regjistrim i zërit të nënës së tyre). Në një studim ku morën pjesë 176 fëmijë të moshës 5 deri në 12 vjeç, u shqyrtua se cili lloj alarmi do të ishte më i mirë për t’i zgjuar ata në rast zjarri.

Nga 4 alarme të testuara, 3 prej të cilave shfaqnin zërat e nënave të fëmijëve, dhe një tjetër ishte një alarm i zakonshëm rezultoi se zëri i nënës funksionoi shumë më mirë sesa alarmi. Studimi tregoi se një fëmijë në gjumë kishte rreth 3 herë më shumë të ngjarë të zgjohej pasi dëgjoi një nga alarmet e zërit.

Zëri i një nëne mund të ndihmojë në shërimin nga lëndimet e rënda të trurit.

Studime janë bërë edhe për fuqinë shëruese të zërit të nënës për pacientët në gjendje kome. Ryan Schroeder , një student 21-vjeçar, pas një aksidenti automobilistik ra në gjendje kome. Pas një dëmtimi të rëndë në tru, ai nuk ishte në gjendje të bënte lëvizje. Edhe pse sytë i kishte të hapur, nuk kishte dijeni për njerëzit që kishte përreth. Pas 3 javësh kur dëgjoi regjistrimet e zërave të nënës, babait dhe motrës së tij, ai filloi t’ju përgjigjej stimujve të jashtëm.

Një vit më vonë, Schroeder ishte në gjendje të shëtiste me ndihmën e të tjerëve, apo të kryente veprime të tjera si psh të lante dhëmbët. Nuk mund të thuhet se kjo ishte një rastësi, dhe se ishte vetëm zëri i nënës së tij që ndihmoi, pasi anëtarët e tjerë të familjes morën pjesë gjithashtu në eksperiment. Por kush e di, mbase ishte nëna e tij që luajti rolin kryesor në këtë rikuperim. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME