Categories Lajme

Shkelën protokollin e sigurisë, gjobë dhe pezullim aktiviteti për 3 biznese

Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryet mbi 1300 inspektime në 24 orët e fundit në kuadër të kontrollit të subjekteve për respektimin e masave anti-Covid. Ndër to, është marrë vendimi për ndëshkimin e masë administrative dhe mbyllje të aktivitetit ndaj tre bizneseve që janë kapur me shkelje.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë vijuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID19. Këtë fundjavë u realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime. Nga inspektimet janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Në total gjatë epidemisë janë realizuar 133.549 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 522 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjienës dhe distancimin social. MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME