Categories Lajme

Mjekja ligjore jep detaje rrëqethëse për ngjarjen e Korfuzit

52-vjeçari Aleko Petro, që akuzohet për vrasjen e të bijës, Anxhelina, është dërguar të shtunën në mesditë te prokurori i Korfuzit, për të deponuar mbi rrethanat dhe motivet e aktit të rëndë kriminal.

Ndërkaq, mjekja ligjore e Korfuzit, Krisavgji Kousi, që bëri ekspertizën e trupit pa jetë të 29-vjeçares, ka dhënë detaje rrëqethëse.

“Vajza u godit shumë herë. Ka shtatë goditje, të paktën ato që dallohen në kokë. Më pak në trup. Gjymtyrët, sidomos duart, kanë shumë shenja goditjesh. Kafka ishte deformuar dhe kishte shumë fraktura në anën e majtë”.

Gazetari: Kishte dhe në duar plagë? U përpoq të mbrohet?

“Kishte shumë goditje në pjesën e pasme të parakrahëve, aty ku ka ngritur duart lart që të mbronte fytyrën dhe kokën. Konstatova shumë zemërim në ato goditje. E gjithë kjo më ka lënë pa fjalë. Nuk arrij të kuptoj se si një prind mund të godasë kështu fëmijën e vet”.

Më tej, zonja Kousi u ka thënë gazetarëve se nuk do të flasë më si mjeke ligjore e Korfuzit, por si njeri.

“U revoltova  kur më erdhi në zyrë që ta ekzaminoj dhe erdhi duke qarë. U përpoqa sa munda të ruaja gjakftohtësinë, mirëpo, si njeri u revoltova. Po të mundja në ato momente të reagoja, besomëni, do të kisha reaguar. Mirëpo duhej të ruaja pozicionin tim dhe profesionalizmin. Nuk është thjesht një krim monstruoz, është një kafshëri”.

Aleko Petro vrau pak ditë më parë vajzën e tij 29-vjeçare Anxhelina, pasi nuk pranonte dashurinë e saj për një shtetas afgan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME