Categories Lajme

Mjekja në Vlorë alarmon: Një pacient me Covid në gjendje të rëndë refuzon shtrimin në spital

Frika nga bluzat e bardha! Mjekja në Vlorë alarmon: Një pacient me Covid në gjendje të rëndë refuzon shtrimin në spital Mesa duket frika nga spitalet ka bërë që një nga pacientët të refuzojë kurimin, pavarësisht gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet. Në një prononcim për mediat, mjekja e qendrës shëndetësore nr 3 në Vlorë, Rajmonda Zoto ka treguar se një pacient i infektuar me koronavirus nuk pranon që të trajtohet në ambientet e spitalit.

“Në zonën tonë janë 11 raste Covid pozitiv. Njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, është diabetik dhe ka refuzuar disa herë shtrimin në spital. Po e ndjekim në shtëpi me oksigjen. Ka pacientë që e ekzagjerojnë prej gjendjes së ankthit dhe janë jo të pakët personat që e kanë të domosdoshëm trajtimin. Ne bëjmë vlerësim të rasteve sepse i njohim pacientët dhe nëse duhet të kryejnë analiza konsultohemi me pneumologun dhe infeksionistin”, tha më tej ajo”,- tha mjekja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME