Categories Lajme

Mjeku Alimehmeti ndan dy studime të rëndësishme…

Koronavirusi nuk mund të transmetohet me lehtësi përmes prekjes së objekteve apo sipërfaqeve të infektuara si dhe deti nuk e përhap infeksionin. Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë këto dy lajme të rëndësishme përmes së cilave bazohet në studime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë. “DC (Centers for Disease Control and Prevention – USA, informon se virusi nuk transmetohet me lehtësi përmes prekjes se objekteve apo sipërfaqeve të infektuara.
Megjithëse është ende e mundur, kjo mundësi është zbuluar që është shumë më e vogël se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patët mundësi”, bën të ditur Alimehmeti. Ndërkaq, ai ka lajmëruar se Instituti Kombëtar i Francës për Shkencat Oqeanike nuk ka gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujin e detit dhe as në molusqe.

“Që ta kemi të qartë, DETI NUK E PËRHAP KORONAVIRUSIN! Pse molusqet janë të rëndësishme në studim? Sepse ushqehen përmes filtrimit të ujit të detit.
Në ujërat detare derdhen ujërat e zeza që përmbajnë virusin. Nëse ky virus do të mbijetonte në det, atëherë prova bëhet pikërisht te molusqet që shërbejnë si akumulues biologjike!Forca miq! Lahuni në det, argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët”, shprehet ai. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME