Categories Lajme

Mjeku Brataj: Të vaksinohen edhe gratë shtatzëna, imuniteti nga vaksinat anti-Covid zgjat…

Teksa Shqipëria është në prag të një vale tjetër të Covid, ekspertët e vendosin theksin tek masat që duhet të merren për Vjeshtë-Dimrin. Skënder Brataj, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se fokusi duhet te jetë vaksinimi sa më masiv, duke përfshirë tashmë edhe gratë shtatzënë.

“Në Vjeshtë-Dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një r 0.7, shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”.

Studimet kanë treguar se imuniteti nga vaksinat zgjat deri në 8 muaj. Por Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që janë ende të dyzuar apo ata që e bënë vaksinën ndër të parët.

“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”. Për shkak të përhapjes së variantit Delta, në 10 ditët e fundit të muajit Gusht janë regjistruar 4149 raste dhe 15 viktima. Sipas autoriteteve, të shtruarit në spital dhe viktimat janë të pavaksinuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME