Categories Lajme

Mjeku Erion Dasho zbulon ngjarjen në Berat: Tamponi i doli pozitiv pasi kishin ndërruar jetë

Mjeku Erion Dasho ka reaguar për rastet e reja me Covid në vendin tonë duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk i raporton të gjitha vdekjet. Shprehet se personat që mbërrijnë vonë në spital, i del negativ tamponi dhe e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse kanë qenë të infektuar është lavazhi bronkial. Dasho tregoi edhe skandalin në qytetin e Beratit për dy raste që humbën jetën dhe përgjigja e testit të koronavirusit i ka mbërritur pasi kishin ndërruar jetë.

“Ne nuk po i raportojmë të gjithë të vdekurit, por një pjesë të tyre, atyre që i del tamponi pozitivë. Por ndërrojnë jetë edhe ata që u del negativë, pra persona të cilët vijnë vonë në spital, sa testi i tyre nuk del më pozitiv. Atyre duhet tu bëhet lavazh bronkial me qëllim që të zbulohet prania e virusit, pra këta persona humbin jetën dhe nuk raportohen. Në të njëjtën kohë, më kanë ardhur nga qyteti i Beratit 2 raste ku përgjigjja pozitive e pacientëve ka ardhur pasi ata kishin ndërruar jetë. Pra bëhet fjalë për një numër personash që humbin jetën, i cili duhet të jetë 2-3 herë më i madh se ai që raportohet zyrtarisht. Këto janë vlerësime, nuk mund ti di shifrat e sakta se nuk bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, por shifrat tregojnë se është më i lartë se ai që raportohet”, tha Dasho.

Mjeku shtoi se ka paralajmëruar se prej disa muajsh se situata do të vinte drejt përkeqësimit në Nëntor, por nuk u mor parasysh. Sa i përket vendimit të ri për mbajtjen e maskës në rrugë, Dasho thotë se efekti është minimal dhe e vetmja gjë që duhet bërë për tu mbrojtur është distanca. “Maska është e pakuptimtë sepse është me efekt minimal. Pra një maskë që nuk është përcaktuese, por plotësuese. Gjermania e ka vetëm në një rrugë këmbësorësh të Frankfurtit ku nuk mund të respektohet distanca në rrugë. Për sa kohë ekziston distanca, nuk ka nevojë për maskë. Maska të ofron mbrojtje të limituar, mbrojtjen e vërtetë ta ofron distanca”, u shpreh mjeku Dasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME