Categories Lajme

Mjeku i njohur: Mbyllja e shkollave vendim i pabazuar, lërini fëmijët të luajnë dhe të jetojnë

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti shprehet se mbyllja e shkollave me argumentin e parandalimit të përhapjes së COVID-19 ishte vendim i pabazuar. Ai i referohet një studimi në Itali që ka dalë në përfundimin se mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19. Nisur nga rezultatet e kërkimit, epidemiologu kërkon që “të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t’i lëmë fëmijët të qetë që të jenë fëmijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, të jetojnë”.

“Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online. Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2.
E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat. Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë: reduktim i aktivitetit fizik, reduktim i ndërveprimit social,reduktim i mirëqenies psikologjike, probleme psikopatologjike,risku i obezitetit, risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri, mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe problemet e performancës së mësimnxënies. Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: “ua ngjisin të tjerëve”!

Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah! Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021. Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 – 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë.

Gjetjet kryesore: Hapja e shkollave nuk është shoqëruar me rritje të koeficientit rt të sars-cov-2. Mbyllja e shkollave nuk është shoqëruar me ulje të koeficientit rt të sars-cov-2.Incidenca e sars-cov-2 te nxënësit ishte më e ulët se në popullatën e përgjithshme.

Incidenca te mësuesit ishte e njëjtë me popullatën e të njëjtës moshë. Gjetje mbi infeksionet dytësore: Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore. Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla. Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1). Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që: Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19.

Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.Të dhënat mbështesin më tej konsolidimin e nocionit që risqet e shkaktuara nga mbyllja e shkollave janë më të mëdha se përfitimet. Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t’i lëmë fëmijët të qetë që të jenë fëmijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, të jetojnë” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME