Categories Lajme

Mjeku Kalo: Pakësojmë mundësinë e transmetimit të virusit, shmangim mbylljen e vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e mjekut infeksionist, Tritan Kalo.

Kalo thekson se përdorimi i maskës bëhet me qëllim shmangien e një izolimi të dytë, që sipas tij shkakton një problematikë madhore.

“Mbyllja e vendit mund të shkaktojë një problematike madhore jo vetëm në aspektin ekonomik, por mbi të gjitha në aspektin social e psikologjik. Për të mbyllur është kollaj. Problem është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë dhe një nga këto mënyra për të mbyllur ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmave që quhet sars covid 1, në rrugët tona në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë por edhe mundësinë e largimit të transmetimit të këtij virusi, nëpërmjet këtij filtri që quhet mbulesë e fytyrës”, ka thënë Kalo.

“Është më kollaj të parandalosh sesa të mjekosh. Mbi të gjitha nëse duam të mbrohemi nuk duhet të mbulojmë mjekrën me maskë por dy vrimat hyrëse të ajrit siç është hunda dhe goja”, ka përfunduar mjeku infeksionist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME