Categories Lajme

Mjeku Kalo ‘shpërthen’ ndaj politikanëve: Zotëroni gjithçka

Mjeku infeksionist Tritan Kalo njihet për kritikat e tij të shpeshta për politikën. Përmes një postimi në Facebook, Kalo shrkuan se vendi ynë nuk e meriton të jetë këtu ku është pas 30 vitesh, teksa thekson faktin se politikanët zotërojnë gjithçka, madje edhe fatet e qytetarëve. Sipas Kalos, demokracia na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur votës sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem.

Postimi i Kalos në Facebook

KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A JEMI NE SOVRANË???….UNË THEM SE JO!!!….Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën…. Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….

FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….

Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…..SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija….. Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….WAKE UP MY ALBANIANS!!!….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME