Categories Lajme

Mjeku: Maska nuk duhet parë si “ilaçi” i vetëm, si ndikon tek njerëzit

Duke filluar nga dita e sotme, është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Kjo çështje u trajtua në “Abc-ja e mëngjesit”, ku i ftuar ishte epidemiologu Fabian Cenko, i cili u shpreh se vënia e maskës është masë që ndihmon, por nuk duhet parë vetëm si e vetmja zgjidhje për t’u mbrojtur nga virusi. “Maska krijon kushtet më të mira për të kufizuar shpërndarjen e spërklave. Nga njëra anë, mund të jetë një lloj ndjesie komforti që ti krijon duke vënë një maske dhe e cila të bën të ekspozohesh më shumë disa veprimeve të tjera. Arsyeja e dytë që mund të rishikohet është që një maskë e papastruar mirë që e prej gjithë kohën, mund të bëjë të mundur që ti të kesh disa shanse më shumë për t’u infektuar nga goja sesa nga rrugët e frymëmarrjes”, tha Cenko.

Më tej, ai shtoi se kjo nënkupton se rritja e numrit të të infektuarve mund të ketë çuar në marrjen e kësaj mase nga qeveria. “Është një masë që po merret në të gjithë botën, të tjerët e bazojnë me rritjen e rasteve që kanë. Ndërkohë që ne e marrim si një perceptim të nënkuptuar edhe pse rastet e deklaruara janë të njëjta,”-u shpreh mjeku. “Vënia e maskës është një veprim i cili potencalisht ndihmon, por nuk duhet parë vetëm si një “ilaç” i vetëm. Pastaj ka të bëjë dhe elementi psikologjik. I shikon të gjithë me maskë dhe jo të gjithë jemi njëlloj në një aspekt të caktuar. Kemi mënyrat tona të perceptimit dhe reagimit. Krijon dhe diskomfort në momentin që flet,”- shtoi më tej Cenko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME