Categories Lajme

Mjeku në takimin me Bashën i kundërvihet Fevziut dhe Çomos: Gënjenin në emision, për të fshehur dështimin e spitaleve na akuzojnë ne

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bisedë me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë për të diskutuar situatën e pandemisë nga COVID-19. Një nga mjekët e familjes, Luan Hoxha tha se pacientët u luten që mos ti dërgojnë në spital, pasi nuk kanë përkujdesje.

Po ashtu mjeku tha se mbrëmjen e kaluar doktoresha Najda Çomo sipas tij dhe gazetari Blendi Fevziu po gënjenin për mjekët e familjes të cilët i akuzonin, për faktin që sipas tij duan të mbulojnë dështimin e tyre nëpër spitale.

“Doktoreshë Najada e mrekullueshme, mbrëmë gënjente. Por gënjente shumë edhe Fevziu që thoshte kam shumë ankesa për mjekët e familjes. Nuk e di ku e sheh dështimin për mjekët e familjes. Nuk e di, por dështimin e tyre në spital, apo vdekjet duan që t’ja kalojnë mjekut të familjes. Është mashtrim total. Maska nuk kemi, doreza nuk kemi, as sapun nuk kemi. Nuk e përballojnë dot vetë spitalet dhe duan që të na e faturojnë neve.

Për të fshehur dështimin e spitaleve, akuzojnë mjekët e familjes. E gjithë Tirana ka vetëm një dispenceri në dispozicion për grafitë. Ky është dënim me vdekje, po na lutet pacientët aman mos na çoni në spital, por na bëni derman këtu.”- tha mjeku. (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME