Categories Lajme

Shqiptari i kthen nderin Turqisë, vullnetar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Izmir

Në mesin e shtetasve të huaj vullnetarë që tregojnë përpjekje për kërkimin dhe shpëtimin e personave në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Izmir është i përfshirë edhe një shqiptar. Pas tërmetit 6.6 ballë që ndodhi më 30 tetor në brigjet e rajonit Seferihisar të qyteti Izmir në Turqi, në qytet mbërritën ekipe të shumta zyrtare dhe nga shoqëria civile për kërkime. Në mesin e këtyre tërheq vëmendjen ekipi i kërkim-shpëtimit të Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (HH) në të cilin ndodhet personeli dhe vullnetarë me shtetas të huaj.

Ekipi ku janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria, Siria, Egjipti dhe Afganistani, merr pjesë me përkushtim në punimet e kërkim-shpëtimit për personat që ndodhen nën rrënoja.  “Ne vrapuam për të shprehur mirënjohjen tonë, erdhëm”. Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive.

Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir. Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë. “Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”– tha ai.

Një student në Departamentin e Inspektimit të Ndërtimit të Universitetit Ağrı İbrahim Çeçen, Siriani Alaa Eddin Darëish deklaroi se ata erdhën për të shpëtuar njerëz dhe se dje morën trupat e pajetë të 2 personave nga rrënojat.Duke deklaruar se ata po bëjnë çmos për të shpëtuar ata që ishin nën rrënoja, Darëish tha, “Ne jemi këtu në rrugën e Allahut. Unë jam këtu për të falënderuar kombin Turk.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME