Categories Lajme

Mjeku shqiptar në Gjermani: Ka disa kushte për vetizolimin, në Shqipëri nuk ka aparat ECMO, rreziku është i madh

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu  në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, tha se në Gjermani janë skeptikë ndaj vetizolimit pasi kërkohen disa kushte ekonomike dhe shëndetësore.

Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka pajisje ECMO, që përdoret kur nuk funksionin një pajisje respiratore.

ShehuKarantinizimi i pacientëve, ndryshe nga ajo që po thuhet në Shqipëri, që të vetizolohen, këtu në gjermani janë shumë skeptikë. Duhet të plotësojnë disa kushte që ta bëjnë këtë; duhet të kenë një nivel social kulturor dhe ekonomik, duhet të jetojnë vetëm, jo me familjarët, kur sistemi parësor shëndetësor duhet ta kontrollojë dhe t’i dërgojë vizita. 

I kushtohet shumë rëndësi terapisë intensive, në Shqipëri ka vetëm 140 respiratorë dhe 0.4 krevate respiratorë për 10 000 banorë, ndërsa Gjermania ka 4-5 për 10 000 banorë. Sot u tha se të gjitha resurset do të përqendrohen te terapia intensive. Nëse respiratori nuk bën punë, kalohet në ECMO, që është oksigjenimi i gjakut jashtë mushkëritë, që Shqipëria për fat të keq nuk ka asnjë aparaturë për momentin. /Ora News.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME