Categories Lajme

Mjeku Tolaj: Infektimi i nxënësve do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit

Ilir Tolaj Infeksionisti thotë se kthimi në shkolla do të rrisë rastet por kjo nuk duhet të shihet si tragjike. Tolaj në “Debat Plus” ka thënë se është e vështirë që për 14 ditë të edukohen popullata e nxënësit në raport me kujdesin nga coronavirusi. “Dy javë janë pak për të ndryshuar diçka, me përjashtim të disa çështjeve teknike”, tha Infeksionisti . Sipas tij, në bazë të statistikave nga vende të ndryshme botërore shkollat nuk e kanë rënduar shumë gjendjen e infektimeve me coronavirus. Infeksionisti thotë se megjithatë dy javë nuk janë humbje e madhe nëse brenda kësaj kohe plotësohen mangësitë që janë identifikuar.

“Nuk është problem vetëm mësim nxënia. Edhe në aspektin social ka problem mbyllja e shkollave. Njerëzit janë qenie sociale dhe kanë dëshirë të shoqërohen”.Infektologu thotë se problem i madh është që fëmijët janë asimptomatik dhe sipas tij infektimi i tij do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit. “Infektimi i shokëve dhe shoqeve të klasës nuk do të vërehen. Infektimi i nxënësit do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit”, sqaroi Ilir Tolaj./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME