Categories Lajme

OKB: Në 2100 do ketë më shumë të moshuar se të rinj në Shqipëri

Popullsia e Shqipërisë pritet të shënojë ndryshime të mëdha në strukturën e saj në dekadat në vijim. Pesha e popullsisë në moshë të re pritet të ulet, ndërsa do të rritet ndjeshëm armata e të moshuarve. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), divizioni për popullsinë, ka publikuar profilin demografik të Shqipërisë për vitin 2020, përmes grafikëve që paraqesin popullsinë e vendit, të ndarë sipas gruposhave. Që nga viti 1990 shihet se kanë ndodhur ndryshime thelbësore, që pritet të përkeqësohen ndjeshëm deri në vitin 2100.

Grafiku i parë tregon strukturën e popullsisë në vitin 1990, ku mbizotëronin moshat e reja dhe fëmijët nga zero deri në 5 vjeç përbënin pjesën më të madhe të popullsisë. Grafiku i dytë tregon strukturën e popullsisë shqiptare në vitin 2020. Sot, pjesën më të madhe të popullsisë e përbën grupmosha nga 25 deri në 35 vjeç, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat (shiko grafikun e parë). Më pas renditen grupmoshat nga 15-25 vjeç.

Deri në vitin 2100, popullsia e vendit jo vetëm pritet të tkurret, por edhe piramida e popullsisë do të përmbytet tërësisht. Pjesën më të madhe të popullsisë do ta zërë grupmosha mbi 65 vjeç (shiko grafikun e tretë). Këto ndryshime drastike lidhen me uljen e lindjshmërisë, rritjen e jetëgjatësisë dhe me tendencën e emigracionit të popullsisë, që ishte e lartë didomos deri në fillim të viteve 2000, por edhe në dekadën e fundit është rigjallëruar sërish.

OKB në vlerësimet e tij për trendin e popullsisë shqiptare, që i mban të pandryshuar prej një viti, parashikon që në skenarin optimist, vendi të ketë 1.9 milionë banorë në vitin 2100. Në skenarin e mesëm, popullsia pritet të bjerë në 1.08 milionë banorë dhe në atë të ulët (me fertilitet të ulët dhe emigracion të lartë), në fund të vitit 2100, popullsia shqiptare pritet të ketë vetëm 512 mijë banorë (shih graf në fund).

Ndikimi në ekonomi dhe tregun e punës Tregjet e punës kanë nisur të sforcohen për krah pune, sidomos sektori i bujqësisë. Teksa sistemet e pensioneve dhe sigurimeve në tërësi do të përballen me deficite të larta nga rënia e numrit të punonjësve që paguajnë sigurimeve dhe atyre që përfitojnë pension. Një popullsi e plakur ul produktivitetin demografik dhe e ndikon për keq rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. Disa sektorë të tillë, si fasoni, bujqësia, mjekësia dhe call center kanë nisur të vuajnë pasojat e mungesës së forcës së re të punës. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, në një analizë të posaçme për dinamikën e forcës së punës kanë vënë në dukje se, është hera e parë që vendi ynë ndeshet me një zhvillim të tillë demografik, deri tani i panjohur nga ekonomia jonë.

Analistët e Bankës Qendrore lajmërojnë se rrjedhojat e tij shpejt do të fillojnë të ndihen në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore në vend, duke filluar nga nivelet e ndryshme të arsimit e deri tek implikimet më të rëndësishme ekonomike të lidhura me prodhimin e brendshëm, produktivitetin, konsumin, skemat e sigurimeve shoqërore, standardin e jetesës etj. /monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME