Categories Lajme

“Pse Tirana zyrtare po duartroket planin grek për zgjerim në detin Jon”, historiani flet hapur…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të mërkurën në Parlament se qeveria së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj që zgjat ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare. Ndërkohë fill pas deklaratës së Mitsotakis, pati reagime të shumta edhe nga Tirana zyrtare, ku qeveria nxitoi që ta theksonte se zgjerimi i Greqisë në detin Jon nuk prek Shqipërinë. Sakaq historiani Shaban Murati ka ngritur disa pyetje për qeverinë , duke theksuar se pse në mënyrën më të habitëshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon.

Po ashtu Murati shton se zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Postimi i plotë: Një pyetje e thjeshtë për zgjerimin e kufirit detar grek
As qeveria e Italisë, shteti që ndan me Greqinë detin Jon, as qeveria e Egjiptit, dhe asnjë qeveri e një shteti tjetër të Mesdheut, qofshin edhe anëtare të BE, nuk dolën dhe nuk folën në përkrahje të planit të ri të kryeministrit grek të shpallur në 26 gusht për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon. Vetëm Tirana zyrtare në mënyrën më të habitëshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon. Nëse zgjerimi i detit territorial grek në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe nëse është thjesht çeshtje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike dhe shtetërore nuk e pranon që Tirana zyrtare duhej të duatrokiste planin e ri grek.

As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë:
“Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”. Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon nuk ka asnjë lidhje as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Italinë dhe as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Egjiptin. Italia dhe Egjipti janë qindra kilometra larg brigjeve greke. Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME