Categories Lajme

Mjerim e varfëri në familjen Toska në Bulqizë, fëmijët hanë bukë misri

Përveç varfërisë familja Toska nga fshati Valikardh i Bulqizës duhet të përballet edhe me pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e tyre rrezikon shembjen ndërsa kryefamiljari thotë se nuk ka mundësi financiare për të riparuar dëmet apo për të ndërtuar një shtëpi të re.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte drama e radhës që gjunjëzoi familjen Toska në fshatin Valikardh të Bulqizës.

Familja me 5 anëtarë, e varfër deri në skamje, tashmë jeton në një banesë që rrezikon shembjen.

Si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, një pjesë e çatisë ka rënë ndërsa muret janë plasaritur. Kryefamiljari i dorëzuar prej pamundësisë thotë se dëmet nuk i riparon dot.

“Nuk ka mundësi të riparohet”

Përveç fatit, të braktisur ndihen edhe nga shteti.

“Bashkia nuk ka ardhur fare, nuk është interesuar askush”

Ky frigorifer nuk është mbushur asnjëherë me ushqime. E zonja e shtëpisë thotë se të vegjlit i ushqen vetëm me bukë misri.

“Tërmeti na ka shembur shtëpinë, nuk kemi asgjë”

Bashkëshortët Toska janë të papunë ndaj apelojnë shtetin dhe këdo që mundet t`i ndihmojë, t`u zgjasin dorën për ti nxjerrë nga situata e vështirë ku janë zhytur prej vitesh. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME